Lajme

Sot paraqiten në gjykatë vëllezërit e Nuredin Lushtakut, të dyshuar për plagosjen e policëve në Skenderaj

Gjykata Themelore në Mitrovicë
Gjykata Themelore në Mitrovicë

Të dyshuarit, Faton Lushtaku dhe Arif Lushtaku do të paraqiten në seancën gjyqësore pranë Gjyaktës Themelore në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar për SHQIP.com, Haxhi Miallku avokat i njërit nga të dyshuarit në lidhje me rastin e sulmit ndaj dy policëve në Skenderaj.

“Sot do të paraqiten në seancë. Seanca mbahet sot nga ora 15:00 në Gjykatën Themelore në Mitrovicë” – tha ai.

Gjatë ditës, ish-nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku është dorëzuar në polici pas urdhërit për ndalimin e tij nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Haxhi Millaku, avokat

Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni.

Lexo edhe:
Nuredin Lushtaku dorëzohet në Polici, dyshohet për plagosjen e dy policëve në Skënderaj

Në mesnatën e 2 korrikut, ka ndodhur një përleshje fizike në Skenderaj e cila më pas ka agravuar në gjuajtje me armë zjarri e mjete të forta.

Nuredin Lushtaku

Ndryshe Prokruroria Themelore e Mitrovicës, më 4 korrik ka kërkuar nga Gjykata Themelore që të caktoj masën e paraburgimit për Faton Lushtakun dhe Arif Lushtakun.

Prokuroria gjithashtu ka njoftuar se edhe për Nuredin Lushtakun do të kërkohet masa e njëjtë.

Lushtaku dhe familjarët e tij dyshohen se kanë plagosur dy zyrtarë policor të shtunën mbrëma në Skenderaj, si rezultat i shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik./Shqip.com