Lajme

Rasti i foshnjës në Pejë, suspendohet shefi i gjinekologjisë dhe kryeinfermierja

Spitali i Pejës

Spitali i Pejës ka njoftuar se për rastin e foshnjës, janë shkarkuar edhe shefi i repartit të gjinekologjisë dhe kryeinfermierja e repartit të gjinekologjisë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Sot, si vazhdim i masave disiplinore është shkarkuar Shefi i Repartit të Gjinekologjisë dhe Kryeinfermierja e Repartit të Gjinekologjisë, ndërsa që presim përfundimin e të gjitha procedurave tona disiplinore, por sidomos edhe gjetjet e autoriteteve ligjzbatuese të përfshira në hetim për të ndërmarrë veprimet e mëtutjeshme ndaj cilitdo të përfshirë në këtë rast”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:
Rasti i foshnjës në Pejë: Shkarkohet u.d. i kryeinspektorit të shëndetësisë

Po ashtu, spitali ka mohuar pretendimet se ka tentuar ta fsheh rastin, duke thënë se vetë mediat nuk kanë adresuar asnjëherë pyetje.

“Me përgjegjësi theksojmë se pavarësisht se policia ka raportuar rastin, nuk kemi pasur asnjë kërkesë të vetme nga mediat për informata lidhur me këtë rast. Padyshim që ne kemi pasur parasysh edhe faktin tjetër të deklaruar nga familjarët që të mos e rëndonim edhe më tutje gjendjen e nënës, meqë nuk ishte ende në dijeni për ndodhinë”, thuhet tutje në njoftim.

Lexo edhe:
Skandali në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës: Suspendohen shtatë punonjës

Rasti është duke u hetuar nga prokuroria dhe janë suspenduar shtatë punonjës të spitalit, që ishin të përfshirë në rast.

/Shqip.com