Lajme

Skandali në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës: Suspendohen shtatë punonjës

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka reaguar lidhur me rastin e foshnjës së vdekur e cila është future në lavatriçe.

Nga ky spital kanë njoftuar se lidhur me rastin janë suspenduar shtatë punonjës.

“Spitalit të Përgjithshëm në Pejë me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast deri më tani ka suspenduar 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit”

Në reagim thuhet se foshnja ka lindur e vdekur në javën e 32-të të shtatëzënisë.

“Në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë në mbrëmjen e datës 13.12.2022 tek një shtatzënë e shtrirë në Spitalin tonë është bërë diagnostifikimi i frytit të vdekur nga ana e mjekut kujdestar, dhe si rrjedhojë ka ndodhur një intervenim kirurgjik dhe fetusi nxirret me prerje cezariane i vdekur në javën e 32 të gestacionit. Menjëherë me të ndodhur rasti organet e hetuesisë në njëren anë dhe paralelisht organet menaxheriale të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë janë duke bërë hetime të detajuara lidhur me këtë rast”.

Prokurori i rastit që ndodhi ngjarja në Spitalin Rajonal të Pejës, është takuar me prindin e foshnjës.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi.

“Ajo qe mund të iu konfirmoj është se javën e kaluar ka ndodhur rasti. Prokurori i krimeve të renda së bashku me Inspektoratin Shëndetësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Ne si prokurori jemi në faza fillestare hetimore dhe  jemi në pritje të raportit nga inspektorati hetimor. Ajo që është relevante për këtë çështje është se prokurori ka pasur një takim konsultativ me prindin e foshnjës ku e ka njoftuar për veprimet e marra dhe ka theksuar se do ta mbajë të informuar edhe tutje”, tha Nikqi.

Në Spitalin Rajonal të Pejës së fundi ka ndodhur një ngjarje e pazakontë.

Foshnja e vdekur futet në lavatriçe në Spitalin e Pejës, nisin hetimet – SHQIP.com

Një foshnje e vdekur është futur në lavatriçe e pështjellur së bashku me çarçafë.

Lajmin e ka konfirmuar për shqip.com, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj.

Kurmehaj tha se tashmë kanë nisur hetimet për këtë rast.

“Po ju konfirmoj se rasti ka ndodhur dhe ne si prokurori kemi ndërmarrë veprime e duhura për zbardhje të rrethanave”, tha Kurmehaj.

Mehaj konfirmoi se foshnja ka qenë e vdekur kur ka ndodhur edhe ngjarja.

/Shqip.com