Lajme

Rama për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë: Uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se është lajm i bukur zgjedhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë në mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Twitter, Rama ka thënë se uron që ky zhvillim të çojë dialogun në një nivel të ri.

“Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot”, shkroi Rama.

Borrell: Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josef Borrell ka bërë të ditur se tashmë është arritur marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë sa i përket përdorimit të letërnjoftimeve nga ana e qytetarëve të këtyre dy shteteve.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë ai në rrjetin social në Twitter.

“Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë. Kjo është një zgjidhje evropiane”, ka shkruar Borrel.

Lajçak përshëndet marrëveshjen në mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente personale

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka falënderuar edhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar për diplomacinë dhe angazhimin e tij në procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Falënderoj DAS Escobar dhe diplomacinë për angazhimin e tyre të fortë në mbështetje të Dialogut të lehtësuar”, shkroi Lajçak duke e ripostuar edhe postimin e Josep Borrellit.

Lexo edhe:

Von Cramon: Shpresojmë që zbatimi i shpejtë të çojë në gjetjen e zgjidhjes për targat

Ndërsa, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për letërnjoftime.

Përmes një reagimi në Twitter ajo është shprehur se shpresoj që zbatimi i shpejtë do të dërgojë në gjetjen e zgjidhjes së targave të makinave.

Lexo edhe:

Lexo edhe:
Osmani: Reciprocitet e barazi, do vazhdojmë angazhimin në njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet personale.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë reciprocitet dhe barazi si dhe do të vazhdojnë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke.

Haxhiu: Reciprociteti është parimi që na bënë të jemi vend normal

Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu  ka thënë se reciprociteti është parimi që e bënë një vend normal.

Lexo edhe:

Grenell: Kurti arriti marrëveshjen për të cilën Thaçi kishte rënë dakord vite më pare

Ish- i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë, Richard Grenell ka thënë se Kurti ka arritur marrëveshjen për të cilën Thaçi kishte rënë dakord vite me parë./Shqip.com