Kulturë Kino

Publikohet traileri zyrtar i serialit “House of the Dragon”

Traileri i shumëpritur i “House of the Dragon”, u publikua të mërkurën.

Ngjarjet në serialin e ri “House of the Dragon” ndodhin 200 vite para atyre në serialin e popullarizuar “Game of Thrones”.

Seriali bazohet në librin e autorit George Martin të tituluar “Fire & Blood”, që paraqet Vallëzimin e Dragonjëve, luftën civile në mes Aegon II e Rhaenyra, të cilët luftojnë për fron pas vdekjes së babait të tyre.

“House of the Dragon” do të shfaqet premierë me 21 gusht ai ka dhjetë episode.

Aktorët Paddy Considine, Matt Smith, Olivia Cooke, Emma D’Arcy, Steve Toussaint, Eve Best, Fabien Frankel, Sonoya Mizuno dhe Rhys Ifans do të jenë pjesë e filmit “Dragon”.