Produksioni penalizon Bardhin, përjashtohet nga shtëpia e BBV3

Këngëtari i njohur Bardhi ishte një ndër emrat e konfirmuar si banorët e spektaklit televiziv “BBV3”.
Madje ai zgjidhi që t’i konfirmojë zërat e shumtë, duke ua kërkuar votën publikut dhe kjo ndodhi në një koncert të mbajtur në Tiranë pak më parë.
Por, duket se ky veprim i këngëtarit e ka penalizuar.
Thuhet se Bardhi është “penalizuar” nga produksioni duke i hequr mundësinë e konkurimit, pasi këngëtari konfirmoi hyrjen e tij në BBV në një nga koncertet e tij, duke u shprehur se po kërkonte që tani mbështetjen dhe votat e publikut.
Kjo bie ndesh me rregulloren e spektaklit, ku banorët nuk duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre pa nisur ende BBV (të paktën në mënyrë të drejtpërdrejtë) e aq më tepër të bëjnë “fushata” për grumbullim votash.
Derisa sot nis spektakli i BBV, informatën se Bardhi nuk do jetë pjesë e spektaklit, e fuqizon edhe njoftimi ku këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, do të jetë i ftuar për koncert në një nga clubet e Tiranës.
Së fundmi, Bardhi ka postuar në rrjetin social “Instagram” njoftimin për lansimin e këngës së re që do jetë pikërisht sonte.
Këtë herë ai do jetë bashkë me Meriton Mjekiqin, personazhin që është konfirmuar nga produksioni se do jetë banori i shtëpisë së famshme.
/Shqip.com