Lajme

Aksidenti ku mbetën të vdekur dy persona në Suharekë, dërgohet në mbajtje shoferi i veturës

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës ku si pasojë kanë vdekur dy persona, të dielën.

Lajmin për media e kishte  konfirmuar Faton Aliu, drejtori i Policisë në Prizren.

Lexo edhe:
Aksident i rëndë në Suharekë mes veturës dhe motoçikletës, dy të vdekur

“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, ka deklaruar ai.

Pasi ka marrë ndihmë shëndetësore, shoferi i veturës do të jetë në mbajtje për 48 orë.

“Vozitës i veturës është ndaluar për 48 orë pas trajtimit mjekësor”, ka thënë Aliu.

/Shqip.com