Sport Shqiptar

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Akil Gjakova

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar xhudistin kosovar, Akil Gjakova.

Të njëjtin të martën policia e kishte shpallur në kërkim s ii dyshuar për dhunë në familje.

“Pejë 13.04.2024, 13:30. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Siç ka njoftuar dje Federata e xhudos Gjakova kishte qenë jashtë shtetit për disa ditë.

/Shqip.com