Lajme

Policia gjobit organizuesit e protestës për rastin e 11-vjeçares

Policia e Kosovës ka gjobitur organizatorët e protestës për rastin e 11 vjeçares.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një njoftimi nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në rrjetin social në Facebook.

Lexo edhe:
Protestë para Qeverisë për rastin e 11-vjeçares

“Si përgjigje ndaj dy protestave tona “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, Policia e Kosovës na ka lajmëruar që na ka gjobitur. Protestuese/ë e bashkëorganizatore të protestës janë ftuar nga Policia nën arsyetimin se revolta jonë e përbashkët ndaj neglizhimit institucional në parandalimin dhe trajtimin e drejtë të rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave, ka paraqitur prishje të rendit dhe ofendim ndaj institucioneve të Kosovës. Gjithësej janë hapur 8 raste të cilat Policia dhe Prokuroria i kanë nisur në gjykatë”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:
KGjK : Rasti i 11 vjeçares nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë

Sipas kësaj organizate kjo po ndodh si përpjekje e shtetit në mënyrë që të kjo organizatë të zbrapset dhe të heshtë.

“Këtë përndjekje ne e konsiderojmë si një përpjekje tjetër të shtetit për të na heshtur dhe zmbrapsur. Gjobitja si mjet disiplinimi është metodë e njohur për ne. Edhe më parë protestat tona janë konsideruar si të paligjshme dhe të patolerueshme për shtetin. Përkundër tentativave për ta ndëshkuar për rezistencën tonë, ne kemi vazhduar të organizohemi dhe çdo ditë e më zëshëm ta denoncojmë dhunën e institucionalizuar ndaj vajzave dhe grave”, thuhet më tutje në reagim.

Lexo edhe:
Prokuroria: Identifikimi i gjashtë të dyshuarave për rastin e 11 vjeçares është bërë përmes telefonit të viktimës

Ne nuk frikësohemi nga tentativat e shtetit për të na heshtur. Ne nuk do i bindemi këtyre ndërmarrjeve patriarkale dhe do i kundërshtojmë deri në fund. Gjithashtu, ne e përsërisim ne do t’i zaptojmë edhe më tej rrugët, sheshet e institucionet publike, për t’i shndërruar ato në vatra të rezistencës tonë kolektive. Deri sa të gjitha/ë të jemi të lira/ë nga dhuna institucionale, është thënë më tutje në reagim.

Lexo edhe:
Haxhiu: Prokurori i rastit të 11-vjeçares ishte i njëjti në rastin ku u dhunua dhe u vra një i mitur tjetër

Protesta e fundit është zhvilluar ditën e hënë./Shqip.com