Lajme

Prokuroria: Identifikimi i gjashtë të dyshuarave për rastin e 11 vjeçares është bërë përmes telefonit të viktimës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka mbajtur një konferencë për media lidhur me rastin e dhunimit të 11 vjeçares.

Fillimisht në konferencë është bërë e ditur se 11 vjeçarja me 21 qershor është raportuar si person i zhdukur.

Po ashtu, është bërë e ditur se me datën 7 korrik Prokurori ka zhvilluar një bisedë me të dëmtuarën.

“Prokurori i shtetit nuk ka mundur të vizitojë të dëmtuarën pa praninë e psikologut. Biseda me të miturën ka ndodhur me datën 7 korrik” ka thënë Laureta Ulaj

Gjithashtu në këtë konfercë është bërë e ditur se identiteti i gjashtë të dyshuarave është zbuluar nga ana e telefonit të dëmtuarës.

“Është kërkuar që telefoni i viktimës të dërgohet për ekzaminim. Më pas është kërkuar të bëhet ekzaminimi i telefonit më 27 qershor, më 27 qershor është bërë kërkesa për tërheqjen e kamerave të moteleve se ku ka mundur të shkojë viktima. Pas ekzaminimit të telefonit më 1 shtator, është arritur të identifikohen dhe të gjenden personat që janë përfshirë në këtë rast”, ka thënë ajo.

Gjithashtu Ulaj ka njoftuar se viktima ka qëndruar rreth një muaj në strehimore dhe me kërkesë të familjes, është liruar më 21 korrik nga strehimorja.  

Po ashtu gjatë konferencës për media nuk janë bërë të ditura emrat e prokurorëve të cilat janë duke u marrë më dy çështje të ndara për dhunimin e 11 vjeçares.

“Prokuroria prej datës 7 korrik deri më 2 shator ka ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin” është shprehur Ulaj.

 Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë për media është shprehur se rreth 200 gjykatës kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht dhe gjobë për rastet e dhunës seksuale.

Lidhur më këtë deklaratë nuk është pajtuar Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Lexo edhe:
Një muaj paraburgim për 6 të arrestuarit e dytë në rastin e 11-vjeçares

Në reagim thuhet se këto prononcime publike të Kryeministrit dhe Ministres së Drejtësisë për parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale në Prokurori, demantohen tërësisht nga raportet zyrtare të sistemit prokurorial.

“Nga raportet e KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit, sipas të dhënave për veprat penale për rastet e dhunës seksuale përgjatë vitit 2020, 2021 dhe gjashtëmujorit të parë të vitit 2022, është parashkruar vetëm një (1) rast që ka pasur të bëjë me dhunën seksuale”, thuhet në reagim.

Lexo edhe:
Zhdukja e 11-vjeçares në qershor, kapen gjashtë persona të moshës madhore të dyshuar për rastin

Për më tepër, ky deklarim i pasaktë dhe tendencioz i Kryeministrit, shpreh nevojën që Kryeministri i vendit të bashkëpunojë dhe bashkëveprojë me sistemin prokurorial në suaza të kompetencave përkatëse, është thënë më tutje në reagimin e KPK-së.

Një tjetër protestë gjatë ditës së sotme pritet të organizohet kundër dhunës së 11 vjeçares.

Protesta organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Femnist, YIHR KS, CEL, QIKA, QIPS dhe QKSGj dhe fillon në ora 12:00.

Lexo edhe:
Rasti i 11 vjeçares, sot organizohet protesta e radhës

Kjo protestë mbahet një javë pas protestës që është mbajtur javën e shkuar për të njëjtën çështje.

“Përdhunës në burg”, “Mbrojtje për gra dhe vajza” janë disa nga parullat që e kanë shoqëruar protestën që është mbajtur javën e kaluar në Prishtinë./Shqip.com