Rozë

Pas publikimeve të Shqip.com, Gold AG – Duriqit: Zoti ftyren ta marroftë

Gold AG-reperi

Pas publikimeve të përgjimeve për gazetarin Visar Duriqi nga Shqip.com, ka reaguar edhe reperi nga Presheva, Arian Agushi – i njohur si Gold AG.

Goldi përmes një postimi në llogarine e tij në Facebook i është drejtuar gazetarit me shpehjen “ta marroft zoti ftyrën qysh ta ka marru deri më sot”.

“E more Duroviç m’bojshe padi për kanosje kur qitshe lajme të rrejshme për mu, që sa lehte shitesh ti me bo shpifje n’portale be Zoti ftyrën ta marroftë qysh ta ka marru deri me sot”, ka shkruar Gold Ag.

Gazeta Online Shqip.com ka publikuar një bisedë telefonike që vë në pah shkeljen më të madhe profesionale që një gazetar mund të bëjë brenda profesionit, sipas Kodit të Mediave të Shkruara në Kosovë.

Visar Duriqi, autor i emisionit “InDoks”, në këtë bisedë futet në pazar lajmesh me Halit Sahitajn, të cilin vetë portali Insajderi.org, në një dokumentar e kishte portretizuar si njeri të dyshuar që punon për shërbime sekrete ruse.

Ai pranon që të publikojë lajme me pagesë, ku porositësi është Halit Sahitaj, të cilin vetë Duriqi në emisionin e tij e kishte portretizuar si agjent i dyshuar rus.

Klikoni në linkun e bashkëngjitur për të shikuar publikimin e këtij audio-incizimi. /Shqip.com