Mesazhet e tjera/ Protestuesit planifikojnë të djegin hotele dhe qendra tregtare, shënjestrohen edhe karburantet e Kastratit. Bizneset nxjerrin njerëzit për t’u mbrojtur
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla publikoi pak ditë më par♪7 mesazhet udhëzuese të protestuesve në një grup “Telegrami”, ku bëhen plane për shkatërruar me zjarr qendra tregtare dhe hotele me 5 yje në Tiranë. Vandalët udhëzohen përmes mesazheve që të thyejnë xhamat dhe të djegim dy nga bizneset më të mëdhaja në kryeqytet. “Gjithçka sipas urdhërave që u jepen me mesazhe”, shkruan Balla në Facebook.
Në disa nga protestat e dhunshme, huliganët me maska kanë shkatërruar biznese, kryesisht banaka, por kanë plaçkitur edhe biznese, kryesisht dyqane telefonash, veshmbathjesh, aksesorësh etj. Disa subjekte private kanë nisur që dritareve t’u vendosin mbrojtës hekuri, me qëllim shmangien e dëmtimeve të mundshme gjatë protestës, ndërsa shumë të tjerë i kanë mbyllur dyqanet.
Ndërkaq, shumë pronarë biznesesh në Tiranë kanë nisur të marrin edhe masa të tjera, duke u pajisur me armë, kryesisht me çifte dhe municion (saçme derrash). Për shkak se mbyllja e bizneseve po sjell kosto financiare, disa nga pronarët e biznese po mendojnë të mbrojnë pronën e tyre private nga huliganët si në SHBA.

©Shqip.com

