Lajme

Pas lirimit për sulmin fizik ndaj të moshuarës, shtëpia e Aurona Pelajt gjendet e mbyllur

Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim që të lirohen tri infermieret, të cilat sulmuan të moshuarën në Shtëpinë e Pleqve “Orenda” në Pejë.

Për të marrë një prononcim nga e dyshuara kryesore, Aurona Pelaj, emisioni Uniko i tv Klan.al ka udhëtuar drejtë vendbanimit të saj.

Por, pritshmeritë për t’u takuar me Pelajn u shuan me faktin se gazetari i këtij emisioni gjeti shtëpinë e Pelajt me dritare dhe dyer të mbyllura.

Fqinjët që u panë afër shtëpisë së infermieres thanë se ajo dhe familjarët e saj nuk gjenden në shtëpi dhe nuk dihet se ku ndodhen.

“Ne provuam të kishim një prononcim në fshatin Novosellë me Aurona Pelajn në shtëpinë e saj, dera ishte e mbyllur. Të afërmit e saj thanë që as ajo, as familjarët e saj nuk duan të japin asnjë lloj prononcimi, as edhe një mesazh ndjese për çfarë ka bërë dhe çfarë ka shkaktuar, dhunën ndaj të moshuarës Minire Nuraj”, tha gazetari Spartak Koka.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, një infermiere në rezidencën e të moshuarve Orenda, në Pejë, mban të moshuarën nga duart dhe e godet disa herë me shuplakë.

Në video shiheshin edhe dy infermiere të tjera dhe një tjetër po e filmon, e cila dëgjohet duke qeshur me të madhe teksa kolegia e saj sulmon gruan e moshuar.

Lirohen nga paraburgimi tri infermieret që rrahën të moshuarën në Pejë – SHQIP.com

Tri infermiereve të dyshuara të përfshira në këtë rast, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, dhe Remzije Kuqi – Gashi, i ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji më 2 nëntor nga Gjykata e Pejës.

Lexo edhe:

I revokohet licenca qendrës “Orenda” në Pejë ku u rrah e moshuara

Kujtojmë se Oda e Infermierëve të Kosovës ka njoftuar se ua ka hequr licencat e punës katër infermiereve të cilat ishin të përfshira në rastin e sulmit ndaj të moshuarës në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë.

Lexo edhe:

U hiqet licenca katër infermiereve për sulmin ndaj të moshuarës

Ndërsa, Shtëpia për të Moshuar “Orenda” në Pejë, ku ka ndodhur ngjarja, është mbyllur zyrtarisht nga institucionet. 

“Pas publikimit të pamjeve të sulmit fizik ndaj të moshuarës në subjektin ‘Orenda’ në Pejë, Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëhershëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit. Me përmbylljen e raportit të inspektimit, i njëjti i është dorëzuar sot Komisionit Licencues, i cili ka mbajtur një takim urgjent ku është marrë vendim që subjektit ‘Orenda’ t’i revokohet licenca për ofrimin e shërbimeve sociale”.

/Shqip.com