Lajme

U hiqet licenca katër infermiereve për sulmin ndaj të moshuarës

Oda e infermierëve të Kosovës ka njoftuar se ua ka hequr licencat e punës katër infermiereve të cilat ishin të përfshira në rastin e sulmit ndaj të moshuarës në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë me propozim urgjent të Prokurorit të OIK si dhe duke u mbështetur në Raportin e Inspektoratit Shëndetësor të Kosovës me Nr. Prot 05-3044 të datës 03.11.2022.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka arrestuar tri infermiere pas publikimit të videos ku shihet një infermiere teksa sulmon një të moshuar.

/Shqip.com