Sport Ndërkombëtar

Parashikimi i “çmendur” për Erling Haaland

Erling Haaland do ta mbyllte sezonin me 63 gola në rast se Manchester City do të luante çdo ndeshje të mundshme të këtij sezoni dhe sulmuesi norvegjez do të arrinte të ruante nivelet aktuale të shënimit.

Por 22-vjeçari do të kishte shënuar edhe më shumë në rast se ai nuk do të kishte luajtur vetëm 68 për qind të minutave të mundshme në të gjitha garat këtë sezon. Haaland mund ta mbyllë me 80 gola nëse do të luajë çdo minutë të mbetur të sezonit. Tre golat e tij të dielën e shkuar në kampionat kundër Wolwesit, e dërgoi në 25 numrin e golave të tij në Premier Ligë në vetëm 19 ndeshje, duke thyer që tani rekordin e golave të “Këpucës së Artë” të sezonit të shkuar: Mohamed Salah dhe Heung-Min Son e mbyllën sezonin me 23 gola. Haaland është duke thyer edhe rekordin më të mirë të të gjitha kohërave në Premier Ligë, atë të 34 golave kur kampionati kishte 42 ndeshje vendosur nga Endi Kol dhe Alan Shirer dhe 32 gola në sezonin me 38 ndeshje vendosur nga Mohamed Salah.

Haaland ka luajtur vetëm 86% të ndeshjeve të Premier Ligës për “Qytetarët”, 46% në Champions, 40% në Kupën e Ligës, ndërsa në Kupën FA debutoi në fitoren ndaj Arsenalit të premten. Aktualisht, ish-bomberi i Dortmundit shënon mesatarisht 1.45 gola për 90 minuta në Premier Ligë, më shumë se çdokush tjetër që ka luajtur mbi 377 minuta këtë sezon në pesë kampionatet kryesore të Evropës. Për më tepër, Haaland ka bërë deri tani 40 goditje në portë në Premier Ligë, më shumë se çdokush tjetër dhe shënon me çdo 1.6 goditje në kuadrat. Atij i duhen mesatarisht 18 prekje topi për një gol.

/Shqip.com