Krenar Lloga: Arben Taravari po lëviz me saktësi sipas manualit të VMRO-së
Sekretari Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga ka reaguar pas zgjedhjeve Presidenciale që u mbajtën në Maqedoninë e Veriut.
Ai sulmon kandidatin për president të koalicionit VLEN, Arben Taravari i cili doli humbës në zgjedhjet e 24 prillit, me 40 mijë vota më pak se Bujar Osmani i “Frontit Europian”.
Lloga shprehet se Taravari po ndër merr veprime sipas orientimeve që i jep VMRO-DPMNE.
Kandidati për president i “Frontit Europian” ku janë të bashkuara në një koalicion BDI, ASH dhe PDSH, Bujar Osmani mori në zgjedhjet e 24 prillit 121 088 vota, ndërsa Arben Taravari i koalicionit opozitar të partive shqiptare numëron 83 393 vota.
Reagimi
A do të vazhdojë Hristjan Mickovski të përcaktojë hapat politikë të Taravarit?
Është për të ardhur keq se si një shqiptar dhe një ish-kryetar partie, ish-kandidat për president, po lëviz me saktësi sipas manualit të VMRO-së. Fal Zotit, deputetëve, anëtarëve e aktivistëve të saj, ngjyrat e Aleancës për Shqiptarët nuk u ndyen me veprimatari kuslinge. Thirrje të gjithë atyre që u mashtruan në pjesën e parë të japin përgjigjen me votë duke përforcuar digën e Frontit Europian kundrejt çfarëdo politike regresive e antiperëndimore.
Sa më i madh Fronti🇪🇺 aq më të rëndësishëm shqiptarët🇦🇱 dhe bashkqytetarët e tyre turq🇹🇷 boshnjak🇧🇦 rom e maqedonas🇲🇰PoEuropës
FrontiEuropian
ALEANCApërSHQIPTARËT
/Shqip.com