Sport Ndërkombëtar

Panik në Katar, shpërthen zjarri në qytetin ku po qëndrojnë tifozët

Në shtetin e Katarit ku po zhvillohet Kampionati Botëror ditën e sotme është bërë lajm kryesor shpërthimi i zjarrit në qytetin Lusail, një prej qyteteve që pret Kupën e Botës.

Në këtë qytet po qëndrojnë tifozë të Kombëtareve dhe siç raportojnë mediet e huaja, është shkaktuar panik i madh, përcjell Shqip.com.

Mësohet se derri më tash se nuk ka asnjë të lënduar dhe se zjarri ka nisur nga një godinë në ndërtim e sipër.

Në Katar po zhvillohen momentalisht ndeshjet e fazës së grupeve.

/Shqip.com