Lajme Botë

Pakistani do të importojë 30.000 ton grurë nga Rusia

Gruri

Së fundi, Pakistani ka arritur një marrëveshje me Rusinë për të importuar 30 mijë ton grurë.

Siç raporton CNN, sipas një deklarate të Qeverisë së Pakistanit, marrëveshja u miratua nga Komiteti i Koordinimit Ekonomik (ECC) për të blerë grurë nga ndërmarrja shtetërore ruse, Prodintorg.

Në fillim të këtij viti, Pakistani u godit nga përmbytje shkatërruese që vranë më shumë se një mijë njerëz dhe u dëmtuan mbi 33 milionë të tjerë.

33 milionë njerëz të prekur nga përmbytjet në Pakistan – SHQIP.com

Përmbytja, të cilën Kryeministri i Pakistanit e quajti më e keqja në historinë e vendit, shkatërroi rezervat ushqimore të vendit pasi uji mbuloi miliona hektarë të mbjella dhe shfarosi qindra mijë bagëti.

Kujtojmë që se fundi, Rusia ka pezulluar marrëveshjen për eksportin e grurit në Detin e Zi me Ukrainën.

Putin pezullon marrëveshjen e eksportit të grurit në Detin e Zi – SHQIP.com

Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB të shtunën, duke pretenduar se Ukraina kishte përdorur një korridor sigurie në Detin e Zi për të sulmuar flotën e saj

Sipas Ukrainës, të bllokuara tashmë kanë mbetur 218 anije.

Ukraina: 218 anije të bllokuara pas pezullimit të marrëveshjes së grurit – SHQIP.com

Marrëveshja i lejoi Ukrainës të rifillonte eksportet e saj të grurit në Detin e Zi, të cilat ishin bllokuar kur Rusia pushtoi vendin.

/Shqip.com