Lajme Botë

33 milionë njerëz të prekur nga përmbytjet në Pakistan

Foto e marrë nga CNN

Më shumë se një e treta e Pakistanit është zhytur në ujë pasi që, ky vend është duke u përballur me përmbytje.

Nivelet e ujit në liqenin më të madh të ujërave të ëmbla të Pakistanit mbeten jashtëzakonisht të larta, pavarësisht përpjekjeve për të çliruar ujin dhe për të kursyer qytetet pranë përmbytjeve të mëtejshme, sipas zyrtarëve, raporton CNN.

Foto e marrë nga CNN

Të prekur nga përmbytjet janë të paktën 33 milionë njerëz- rreth 15% e popullsisë së vendit, e dhënë kjo sipas zyrtarëve qeveritarë dhe organizatave të ndihmës.

Sipas Qendrës Kombëtare të Koordinimit të Përmbytjeve të Pakistanit, që nga e hëna numri i të plagosurve ka shkruan në më shumë se 12 mijë.

Ndërsa, numri i vdekjeve që nga mesi i qershorit deri të hënën arriti në 1,325.

Foto e marrë nga CNN

CNN, shkruan se është sfida më e fundit me të cilën përballen zyrtarët ndërsa vendi po përballet me një katastrofë në përshkallëzim pasi shirat e dendur të musonit kombinohen me shkrirjen e akullnajave për të mbuluar një të tretën e vendit në ujë.

Të hënën, disa agjenci ndërkombëtare të ndihmës kishin mbërritur në Pakistan duke ofruar ushqime të nevojshme, ujë të pastër dhe ilaçe për viktimat.

Foto e marrë nga CNN

Tre milionë fëmijë tani kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare në të gjithë Pakistanin për shkak të rritjes së rrezikut të sëmundjeve që vijnë nga uji, mbytjes dhe kequshqyerjes, paralajmëroi UNICEF në një deklaratë të mërkurën./Shqip.com