Lajme

Ukraina: 218 anije të bllokuara pas pezullimit të marrëveshjes së grurit

Gruri në Ukrainë

Ministria e Infrastrukturës së Ukrainës ka thënë se 218 anije janë të bllokuara për shkak të vendimit të Rusisë për të pezulluar marrëveshjen për eksportin e grurit.

Siç raporton Reuters, kjo ministri tha se 95 anije të ngarkuara që kishin lënë portet ukrainase po prisnin inspektim për dërgesat të konsumatori ndërsa 101 anije boshe prisnin për inspektim në hyrje të porteve ukrainase.

Megjithatë, 22 anije me mallra bujqësore janë në pritje të largohen nga portet e Ukrainës.

Ukraina ka thënë se marrëveshja, e cila zhbllokoi tre porte të Detit të Zi, e ka lejuar atë të eksportojë rreth 9 milion ton mallra bujqësore deri tani.

Ndërsa, dje gjatë ditës së shtune, Rusia ka pezulluar marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për të eksportuar prodhime bujqësore nga portet ukrainase.

Sipas Rusisë, arsyeja e pezullimit ishte për shkak të sulmeve të flotës së saj në Krime nga Ukraina.

Rusia ndërpret marrëveshjen e grurit pas sulmit “masive” të Flotës së Detit të Zi – SHQIP.com

Ukraina nuk e ka pranuar sulmin dhe presidenti Volodymyr Zelensky e quajti lëvizjen ruse “mjaft të parashikueshme”.

Pa dhënë prova, Rusia akuzoi gjithashtu trupat britanike për përfshirje në sulmin e së shtunës. Ajo akuzoi gjithashtu Mbretërinë e Bashkuar për hedhjen në erë të tubacioneve të gazit muajin e kaluar.

Në përgjigjen e saj, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM) tha se Rusia “po shpërndante pretendime të rreme në një shkallë epike”.

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se dronët e përdorur në sulmin e së shtunës kishin në shënjestër anijet e përfshira në marrëveshjen e grurit. Ai tha se një anije kishte marrë dëme të vogla.

Një zëdhënës i OKB-së tha se organizata, e cila ndërmjetësoi marrëveshjen me Turqinë, ishte në kontakt me Moskën.

Marrëveshja i lejoi Ukrainës të rifillonte eksportet e saj të grurit në Detin e Zi, të cilat ishin bllokuar kur Rusia pushtoi vendin.

/Shqip.com