Lajme

Putin pezullon marrëveshjen e eksportit të grurit në Detin e Zi

Presidenti Vladimir Putin ka thënë se Rusia po pezullon – por nuk e përfundon – pjesëmarrjen e saj në një marrëveshje që lejon kalimin e sigurt për anijet që transportojnë eksporte të grurit ukrainas.

Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB të shtunën, duke pretenduar se Ukraina kishte përdorur një korridor sigurie në Detin e Zi për të sulmuar flotën e saj, raporton BBC.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se marrëveshja do të respektohej dhe akuzoi Rusinë për “shantazhimin e botës me uri” – një pretendim që Rusia e mohon.

Pavarësisht nga pasojat, 12 anije që përmbanin 354,500 ton ushqim, përfshirë grurin, u larguan nga portet e Detit të Zi të Ukrainës të hënën, tha ministria e infrastrukturës e Ukrainës.

Lexo edhe:
Ukraina: 218 anije të bllokuara pas pezullimit të marrëveshjes së grurit

Në anën tjetër, Gjermania ka dënuar vendimin e Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e eksportit të grurit me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara me Ukrainën, duke akuzuar Moskën për armatim të urisë.

Marrëveshja i lejoi Ukrainës të rifillonte eksportet e saj të grurit në Detin e Zi, të cilat ishin bllokuar kur Rusia pushtoi vendin.

/Shqip.com