Kulturë Kino

Nis festivali “Monoakt 2023”, bashkon monodramat më të suksesshme ndërkombëtare

Të shtunën është hapur edicioni i 15-të i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës në Kosovë “Monoakt 2023”.
Festivali u hap me shfaqjen e monodramës “Arka”, në Teatrin Dodona.

Festivali, do të jetë i hapur për pothuajse pesë ditë, e në kuadër të tij pritet të organizohen edhe aktivitete të tjera.

Sipas njoftimit nga organizatorët, në edicionin e këtij festivali do të jenë 6 shfaqje teatrore, punëtori, promovime e vizita në institucionet kulturore në vend.

Monodramat që pritet të shfaqen ditëve në vijim, janë ndër më të sukseshmet, e pos atyre të Kosovës, disa vijnë nga Gjermania, Spanja, Portugalia, Armenia, Izraeli, Bullgaria.

Gjithashtu, organizatorët bëjnë të ditur se juria përfaqësohet nga Ukraina, Gjermania dhe Maqedonia.

Festivali do të jetë i hapur deri më 15 qershor.

/Shqip.com