Kulturë

Filmi dokumentar “Në teh të erës”, për Basri Çapriqin, shfaqet në Ditën Botërore të Librit

Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës ka përkujtuar profesorin e letërsisë shqipe dhe poetin “Basri Çapriqi” përmes shfaqjes së filmit dokumentar “Në teh të erës”, në Ditën Botërore të Librit.

Nga Komuna e Prishtinës janë shprehur se jo rastësisht është përzgjedhur poeti Basri Ҁapriqi për ta shënuar 23 prillin – Ditën Ndërkombëtare të Librit, pasi sipas tyre Çapriqi na la një trashëgimi të pasur letrare.

“E kujtuam profesorin e letërsisë shqipe, studiuesin, publicistin dhe njeriun shembullor që na la trashëgimi të pasur letrare”.

“Çapriqi i këndoi lirisë së Kosovës, ai ishte rreshtuar në rezistencën rugoviane kundër së keqes. I këndoi njeriut tradicional që po hynte në modernitet pikërisht përmes vetënjohjes në jodhunë dhe luftës për liri”, thuhet në njoftim.

Shfaqjen e këtij filmi dokumentar e ka mundësuar Ambasada e Malit të Zi, Drejtoria e Kulturës së Komunës së Prishtinës dhe Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”.

/Shqip.com