Kulturë

Vjen edicioni i 3-të i Javëve Kulturore Ndërkombëtare

Javët Kulturore Ndërkombëtare vijnë në edicionin e 3-të
Javët Kulturore Ndërkombëtare vijnë në edicionin e 3-të

Javët Kulturore Ndërkombëtare vijnë në edicionin e 3-të. Lajmi bëhet me dije nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja.

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin rrugëtimin e tyre në këtë edicion të tretë, plot surpriza dhe energji të reja.

“Po vijnë, po vijnë, po vijnë! Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin rrugëtimin e tyre në këtë edicion të tretë, plot surpriza dhe energji të reja!”, shprehet Gonxhja në rrjetet sociale.

Javët Kulturore Ndërkombëtare vijnë në edicionin e 3-të

Sipas tij, Shqipëria është gati të mikpresë botën duke promovuar kulturën unike të secilit vend dhe duke u përpjekur të krijojë ura lidhëse që përçojnë vlerat dhe traditat më të mira që bota ofron.

Ai fton qytetarët të bëhen pjesë e hapjes zyrtare të Javëve Kulturore Ndërkombëtare. Ceremonia e hapjes do të mbahet në datën 1 maj, ora 20:00, në sheshin “Skënderbej”.

Javët Kulturore Ndërkombëtare (JKN) është një nismë e ish-Ministrisë së Kulturës 2022, që sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e vendeve të ndryshme të botës.

Nëpërmjet këtij projekti vendet njihen më mirë, forcohen marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, si dhe rritet oferta e aktiviteteve kulturore në Shqipëri për të gjitha shijet dhe moshat. JKN e shndërron skenën e aktiviteteve kulturore në vend në një arenë ndërkombëtare multikulturore dhe multidisiplinore. /atsh

/Shqip.com