Art Jetese

Në të gjitha qytetet e modës së lartë, të gjithë po veshin të njëjtin fund!

Në Londër, Paris dhe New York, të gjithë po veshin papritmas këtë trend.

Një fund lëkure, duket se është blerja më e mirë e kësaj vjeshte, që ka të gjithë potencialin për të ndryshuar stilin e kohës së freskët.

Ndërrimi i shpejtë nga një fund pambuku, linoje apo sateni në një stil lëkure, do t’ju shtojë më shumë elegancën dhe do ta rafinojë veshjen menjëherë.

Pëlhura me e rëndë kërkon përshtatje më të forta, që do të thotë se mund ta stiloni me një shumëllojshmëri veshjesh lart- nga këmishat oversize deri te trendet bluzat që lidhen në qafë.

Fundet prej lëkure mund të ndryshojnë në mënyrë drastike edhe në çmim, në varësi të dyqaneve me pakicë që i ofrojnë.

Ky investim në gardërobë është ai që do prisni me padurim ta stiloni çdo vjeshtë, dimër e më tej.

Me kalimin e moshës, do ta kuptoni që fundi i lëkurës është një veshje e qëndrueshme dhe një bazë e shkëlqyer për ta pasur në gardërobë.

/Shqip.com