Lajme

Në disa qytete të Serbisë shtyhet regjistrimi i popullsisë

Regjistrimi i popullsisë për disa nga qytetet në Serbi pritet të zgjerohet.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e Institutit të Statistikave të Serbisë, raporton RTS.

Qytetet ku do të zgjerohet regjistrimi janë Uzhice, Valjevo, Smederevo, Pançevo, Shabac, Novi Sad, Subotica dhe disa komuna në qytetin e Beogradit.

“E vetmja masë reale në këtë moment se sa ka mbetur deri në fund të regjistrimit janë në fakt numrat e shtëpive të paregjistruara sepse kjo është diçka që ne mund ta masim, ndryshe nga numri i banorëve, që nuk mundemi, ky është numri që duhet ta përcaktojmë” thonë nga Instituti.

Lexo edhe:
Intervistë me Shaip Kamberin: Lugina do t’i ketë 100 mijë shqiptarë

Sipas tij, rreth 85 mijë numra banesash kanë mbetur të paregjistruara dhe në bazë të kësaj llogaritet se kanë mbetur të paregjistruar rreth 200 mijë banorë.

“Në Beograd kemi përfunduar Sopotin, Lazarevacin, Barajevën, për të përfunduar Mlladenovacin, për shembull, na duhet edhe një ditë, dhe për të përfunduar Zvezdarën, na duhen gjashtë ditë, këto janë vlerësimet në bazë të të cilave morëm vendimin për zgjatjen e afatit”

Në varësi të komunës, regjistrimi do të zgjasë nga një deri në shtatë ditë.

Lexo edhe:
S’dihet nëse bashkësia ndërkombëtare, do ta monitorojë verifikimin e popullatës në Luginë

“Nuk do ta zgjasim regjistrimin përtej shtatë ditësh, duke filluar nga nesër”, tha ndihmësdrejtori i RZSH-së.

Deri më 30 tetor u regjistruan më shumë se 6 300 000 banorë, 2 400 000 familje dhe rreth 3 400 000 apartamente.Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Republikës, disa dhjetëra qytetarë kanë refuzuar të marrin pjesë në regjistrim.

Pjesë e këtij procesi janë edhe shqipëtarët të cilët jetojnë në shtetin e Serbisë.

Lexo edhe:
Përgjigje masive për regjistrim në Luginë, shqiptarët kërkojnë monitorim rigoroz

110 mijë e 16 qytetarë në Luginë të Preshevës i janë përgjigjur procesit të regjistrimit të popullsisë.

Komuna e cila prinë me numrin më të madh të qytetarëve të regjistruar, është ajo e Preshevës.

Lexo edhe:
Kurti kërkon nga bashkësia ndërkombëtare monitorimin e verifikimit të popullsisë në Luginë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare monitorim të verifikimit të popullatës në Luginë të Preshevës.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se përpunimi i të dhënave në të cilën shqiptarët nuk kanë qasje është shumë i rëndësishëm.

/Shqip.com