Lajme Shqiptare

Intervistë me Shaip Kamberin: Lugina do t’i ketë 100 mijë shqiptarë

Kanë mbetur edhe 24 orë, deri në përfundim të procesit të regjistrimit të popullsisë në Serbi dhe popullata shqiptare, duket se është përgatitur si asnjëherë më parë, për të marrë pjesë në këtë regjistrim.

Në intervistën për Shqip.com, deputeti i vetëm i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se falë bashkëpunimit dhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, Serbia nuk ka mundur t’i pengojë shqiptarët që të marrin pjesë në regjistrim.

“Qëllimi i këtij regjistrimi është të dëshmojmë se shumica absolute e këtyre komunave janë shqiptarë dhe është fakt që nga i cili në 10-vjetëshin e ardhshëm, do të varet politika jonë e integrimit. Kërkesat tona për integrtim të barabartë në organet shtetërore, do të varet nga numri se sa shqiptarë do të jenë në njërën apo në tjetrën komunë”, thotë Kamberi në intervistë.

Ai përmend problemet teknike, të cilat ishin më të theksuara në Komunën e Medvegjës.

Kamberi: Presim regjistrim të mbi 100 mijë shqiptarëve

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë në intervistën për Shqip.com, se atë që gjithmonë e kanë theksuar rreth numrit të popullatës shqiptare në tri komunat e Luginës, tashmë po vërtetohet.

Sipas tij, deri më tani janë regjistruar mbi 100 mijë shqiptarë, ndërsa e cilëson brengosësë kontestimin që këtij numri, po ia bënë presidenti Aleksandar Vuçiq.

Kamberi ka thënë se ka pasur ndërhyrje të OSBE-së për të mos lejuar politizimin e këtij procesi, pasi Serbia edhe në të kaluarën e ka kontestuar numrin e shqiptarëve të tri komunave; Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Sfidë për shqiptarët mbetet pasivizimin e adresave, por sipas Kamberit, kjo çështje është adresuar tek Bashkësia Ndërkombëtare dhe tashmë është përmendur në raportet ndërkombëtare për Serbinë.

Deputeti Kamberi ka pasur takim me presidentin serb, të cilit ia ka adresuar kërkesat e shqiptarëve, e një nga kryesoret ishte ajo ppr formimin e Fondit Zhvillimor për tri komunat shqiptare, por deri më tani nuk ka pasur asnjë lëvizje.

“Kjo ka qenë një nga disa kërkesa që ia kemi adresu presidentit Vuçiq në emër të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, si mundësi e bashkëpunimit me qeverinë e re, por deri tash s’kemi pas diçka konkrete. Tashmë është kriju qeveria në Beograd dhe po presim se çka do të bëhet me dialogun që Këshilli Kombëtar Shqiptar, e ka nisur me ndihmën e OSBE-së. Nëse vazhdon dialogu, kërkesat tona janë që përveq fondit, të respektohen marrveshjet e nënshkruara, të bëhet integrimi i barabartë i shqiptarëve në të gjitha strukturat shtetërore; prej gjyqësorit, policisë, administratës publike. Pra ne flasim për ato institucone që vepronë në komunat tona”, ka deklaruar Kamberi.

Ai thotë se qeveria e re po vazhdon politikën e qëndrimit në tri karrige, derisa nuk ka ndonjë fjalë të mirë as për opozitën, me të cilën nuk ka ndonjë bashkëpunim në parlament.

Kamberi ishte përballur edhe me kërkesën e deputetes serbe, Snezhana Paunoviç, e cila kishte kërkuar hapur arrestimin, shkaku i deklaratave.

“Kam pas rast të bisedoj më OSBE-në e ambasadat e huaja dhe të dëshmoj se cila është demokracia e re në Serbi, dhe çka ndodh kur një shqiptar që në aspektin formal-juridik është zgjedhur deputet sipas ligjeve të atij shtetit, se çka mund t’i ndodh atij dhe cili është refleksioni i pozitës së një shqiptari të zakonshëm në Serbi. Nëse nje deputet nuk ka garancë e siguri me fol për bindjet e veta, lirshëm në institucionin që shërben për atë qëllim, tregon cila është gjendja e një shqiptari të zakonshëm”, thotë Kamberi, duke shtuar se Serbia nuk e ka komoditetin ta arrestojë një deputet shqiptar.

Deputeti Kamberi ishte pjesë e delegacionit të Luginës që kishte vizitë në Prishtinë dhe Uashington.

Në takimin me drejtues të institucioneve në Kosovë, Kamberi thotë se kjo e fundit ka mundësinë e artë në duar që çështjen e shqiptarëve të Luginës ta adresojë në bisedime.

Mirëpo, ka bërë thirrje tek të gjithë politikanët shqiptar në këto tri komuna që të mos përfshihen në akuza ndaj palës kosovare, pasi me këtë veprim ‘po i dërgojnë ujë në mullirin e Serbisë’.

Në vizitën bërë në kryeqytetin amerikan, Kamberi ka thënë se është financuar tërësisht nga Qeveria e Kosovës, e cila është kujdesur që të krijoj mundësi për realizim të takimeve me zyrtarë të SHBA-ve.

Ai përmend edhe synimet e shqiptarëve që të realizojnë takime me përfaqësues të Bashkimit Evropian, të përfshirë në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kamberi: Rama duhet të ndjekë shembullin e Kosovës

Deputeti Kamberi, thotë se Qeveria e Kosovës ka ndarë një fond të veçantë për të ndihmuar Luginën e Preshevës, por e njëjta nuk po ndodh edhe me Qeverinë e Shqipërisë.

Ai ka thënë se tri komunat shqiptare në Serbi, po presin që të realizohet zotimi i kryeministrit Rama që të ndërtohet Fondi i Përbashkët për Luginën ose ta ndjek shembyullin e Qeverisë së Kosovës për të ndarë mjete.

Ideja e ndryshimit të kufijve e ka origjinën në Luginë të Preshevës

Megjithëse, kohëve të fundit çështja e ndryshimit të mundshëm të kufijve nuk po zë vend në diskutime, deputeti i vetëm shqiptar, thotë në intervistë për Shqip.com, se kjo ide kishte lindur shumë vite më parë në Luginë të Preshevës.

“Ideja për bashkimin e Luginës me Kosovën, është e shqiptarve të Lufinës me referendumin e vitit 1992, si koncept politik me ndërtu autonomi politike e territoriale me të drejtë, bashkimin me Kosovën. Kjo ka ardh në koordinim të faktorit politik të atëhershëm shqiptar, që ishte i dy partive politike të atëhershme shqiptare, Partia për Veprim Demokratik dhe Partia Demokratike Shqiptare, në kuadër të Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në të gjitha hapësirat e ish-Jugosllavisë, i cili koordinohej nga presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova”, kujton deputeti Kamberi.

Ai shton se tashmë me ndryshimin e situatës, është e pamundur të ndodh, por thotë se tani shqiptarët, po angazhohen që të përdoret parimi i reciprocitetit, përmes të cilit po synojnë që të njëjtat të drejta që i kanë pakicat në Kosovë, t’i kenë edhe shqiptarët në Serbi.

/Shqip.com

/Shqip.com