Sport Shqiptar

Ndeshja e parë kundër Italisë, datat dhe stadiumet ku do të luajë Shqipëria në Euro 2024

Shorti ishte i pamëshirshëm për kuqezinjtë të cilët e shohin veten grupin e vdekjes të “Euro 2024”. Me kundërshtarë të tillë si Italia, Spanja dhe Kroacia, Shqipëria në “letër” duket e “vogël”.

Por fusha e blertë dhe futbolli në tërësi, aq më tepër në një finale të kompeticionit, bën që diferencat të reduktohen dhe të gjithë mund të luajnë si të barabartë mes të barabartëve.

Ndeshja e parë për Shqipërinë në Gjermani do të jetë në 15 qershor përballë Italisë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Katër ditë më pas Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë në “Volksparkstadion” të Hamburgut ndaj Kroacisë.

Ndërsa në datën 24 qershor, Shqipëria do të përballet në ndeshjen e fundit kundër Spanjës në stadiumin “Düsseldorf Arena” të Dyseldorfit.

Shqipëria do të luajë për herë të dytë në finalet e Europianit, pas kualifikimit historik në vitin 2016.

Lexo edhe:
EURO 2024/ Shqipëria në grup “ferri” me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë
Lexo edhe:
Reagimi i Silvinjos: Rivalë të fortë, por ne luajmë mundësitë tona

/Shqip.com