Sport Shqiptar

Shorti i Euro 2024/ Reagimi i Silvinjos: Rivalë të fortë, por ne luajmë mundësitë tona


Shqipëria njohu pasditen e sotme kundërshtarët e saj në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Në shortin e hedhur nga UEFA në Hamburg të Gjermanisë, goglat e pozicionuan Shqipërinë në të grupin B, përballë Spanjës, Italisë e Kroacisë.

Në përfundim të shortit të hedhur nga UEFA në Hamburg të Gjermanisë, trajneri i ekipit kombëtar, Silvinjo dha një një prononcim për fshf.org, ku komentoi grupin dhe rivalët e Shqipërisë në finalet e Europianit 2024, duke theksuar se kuqezinjtë do të provojë të gjithë mundësitë për të bërë sa më mirë në këtë rrugëtim.

Ishte një mbrëmje e bukur. Është mrekulli të jesh këtu. Të gjithë ne kemi bërë mirë deri këtu. Njerëzit duhet të kujtojnë çdo ndeshje që kemi fituar e barazuar për të ardhur këtu. Tani ndryshon pak dhe jemi në një grup të vështirë. Kundërshtarët janë mësuar të luajnë në finalet e Europianit dhe të Botërorit. Flasim për skuadra të forta si Spanja, Italia, Kroacia.. Ne duhet të provojmë mundësitë tona. E kemi bërë deri tani kundër Republikës Çeke, Polonisë. Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka.

E dimë që kundërshtarët janë të fortë. Por në momentin që flitet për tre ndeshje finale të një Kampionati Europian, nuk mund të flasim për një favorit. Të gjithë janë favoritë. Ne do të shkojmë të luajmë futboll, do të bëjmë punën tonë. Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka.

Mendoj se lojtaret janë të lumtur që do të shkojnë në finalet e një Europiani. Ishte një ëndërr dhe është një ëndërr për të gjithë ne. Tani do ta shfrytëzojmë këtë mundësi akoma edhe më shumë” – tha trajneri Silvinjo për fshf.org.

/Shqip.com