Sport Shqiptar

EURO 2024/ Shqipëria në grup “ferri” me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë

Short “ferri” për Shqipërinë në finalet e EURO 2024. Kuqezinjtë në shortin e hedhur në Hamburg të Gjermanisë, ranë në Grupin B, ku do të përballen me emra “big” si Spanja, Italia dhe Kroacia.

Ndeshja e parë për Shqipërinë në Gjermani do të jetë në 15 qershor përballë Italisë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Katër ditë më pas Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë në “Volksparkstadion” të Hamburgut ndaj Kroacisë. Ndërsa në datën 24 qershor, Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit kundër Spanjës në stadiumin “Düsseldorf Arena” të Dyseldorfit.

Në ceremoninë e hedhjes së shortit, përveç personaliteteve të shumta të futbollit europian ishin të pranishëm edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, trajneri i Kombëtares Sylvio Mendes Campos Junior dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

Shqipëria e mbylli fushatën kualifikuese të këtij Kampionati Europian në vendin e parë në grupin E, duke grumbulluar 15 pikë, me 4 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje. Arritje historike për Kombëtaren shqiptare, të drejtuar nga trajneri Silvinjo.

Sakaq, ndeshja hapëse e Europianit do të jetë Gjermani-Skoci, në datën 14 qershor.

Shorti i EURO 2024

Grupi A: GJERMANI, HUNGARI, SKOCI, ZVICRA.

Grupi B: SPANJË, SHQIPËRI, KROACI, ITALI.

Grupi C: ANGLI, DANIMARKË, SLLOVENI, SERBI.

Grupi D: FRANCË, AUSTRI, HOLANDË, fituesja e Ligës A.

Grupi E: BELGJIKË, RUMANI, SLLOVAKI, fituesja e Ligës B.

Grupi F: PORTUGALI, TURQI, ÇEKIA, fituesja e Ligës C.

/Shqip.com