Sport Shqiptar

Napoli nis negociatat për transferimin e mbrojtësit të kombëtares

Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando Maradona” edhe mbrojtësin e kombëtares Shqiptare, Ardjan Ismajli.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, që raportojnë se drejtori sportiv i të kaltërve, Meluso, e njeh mjaft mirë Ismajlin, pasi ka punuar më herët te Empoli dhe ka nisur negociatat me menaxherin e tij.

Mbrojtësi 27-vjeçar po mbyll sezonin e tij të tretë te Empoli, ku ka qenë një nga pikat më të forta të prapavijës, teksa tashmë ka pjekurinë dhe eksperiencën e nevojshme për të bërë një tjetër hap të madh në karrierë.

Media italiane bën me dije se agjenti i Ismajlit, Serxho Mezi ka qenë disa ditë më parë në ambientet e klubit të Napolit, ku edhe kanë diskutuar mbi mundësitë dhe kushtet e transferimit të mbrojtësit.

Nëse gjithçka mbyllet me sukses, atëherë Napoli sezonin e ardhshëm pritet të ketë një dyshe mbrojtëse tërësisht shqiptare, me Rrahmanin e Ismajlin, me këtë të fundit që do të ketë misionin të zëvendësojë Kim Min Jae, i cili u largua një vit më parë drejt Bayernit të Mynihut.

Ndërkohë, vlen të theksohet se krahas Ismajlit, te Napoli mund të përfundojë edhe Igli Tare.

Ish-drejtori sportiv i Lazios, i papunë që prej verës së kaluar, ka pasur disa takime me Aurelio De Laurentiis dhe gjasat janë që të marrë në dorë merkaton e klubit, duke nisur nga qershori i këtij viti.

/Shqip.com