Lajme

Nagavci takon përfaqësuesit e SBASHK-ut, kërkohet të fillohet mësimi

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka pritur në një takim përfaqësuesit e SBASHK-ut.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga MASHTI.

Lexo edhe:
Kurti: Nga greva dilet duke nisur mësimin për nxënësit

“Me ftesë të ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sot janë pritur në një takim në MAShTI, përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK-ut)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Lexo edhe:
Nis greva e përgjithshme në tërë sistemin arsimor

Po ashtu, është bërë e ditur se Ministrja Nagavci kërkoi nga përfaqësuesit e SBASHK-ut, që mësimdhënësit që nga e hëna të fillojnë procesin mësimor ndërkohë që dialogu do të vazhdojë.

Foto nga takimi

“Ndonëse greva është shpallur nga BSPK për 84 mijë zyrtarë publikë, ajo tha se pjesa më e madhe e punëtorëve janë në vendet e tyre të punës, kurse ata që po pësojnë nga greva e shpallur janë rreth 320 mijë nxënës që kanë mbetur jashtë bankave shkollore. Ministrja i informoi përfaqësuesit e SBASHK-ut në lidhje me masat e fundit të Qeverisë për pakon prej 150 milionë eurosh, ku përfshihen edhe mësimdhënësit, si dhe veprimet që i ka ndërmarrë MAShTI sa i përket përmirësimit të kushteve të mësimdhënësve”, thuhet më tutje në njoftimin e Ministrisë.

Lexo edhe:
Këshilli i Prindërve nesër trajton kërkesën e prindërve për ta mbajtur vet procesin mësimor

Ndërkaq, përfaqësues të Sindikatës kanë thënë se shtesa prej 50 eurosh e ndarë nga Qeveria nuk është e mjaftueshme dhe duhet të gjendet një zgjidhje për realizimin e kërkesës së tyre për 100 euro./Shqip.com