Lajme

Kurti: Nga greva dilet duke nisur mësimin për nxënësit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se nga situate me grevën mund të dilet duke nisur mësimi për nxënësit.

Përmes një prononcimi për media pas vënies së gurthemelit të shkollës së re në Podujevë, Kurti tha se pa arsimim nuk zhvillohet as ekonomia dhe as shteti.

“Nga kjo situatë mund të dilet duke nisur mësimi për nxënësit, pra duke shkuar mësimdhënësit nëpër shkolla dhe po ashtu edhe nxënësit meqenëse nuk zhvillohet vendi pa arsimim, nuk zhvillohet ekonomia pa mësim dhe edukim”, tha Kurti.

Kurti tha se kanë marrë masa të shumta për përmirësimin e pozitës së qytetarëve nga të cilat kanë përfituar edhe mësimdhënësit.

“Ne kemi ndërmarrë si asnjë Qeveri më herët masa të ndryshme për përmisimin e pozitës së të gjithë qytetarëve përfshirë këtu edhe mësimdhënësit”.

Kryeministri i Kosovës tha se kanë ndarë mjete edhe për mësimdhënësit që kanë sëmundje të rënda dhe për ata që të mos e humbin vendin e punës.

“Ministrja e Arsimit e ka shpjeguar shumë herë se si ne kemi ndarë mjete edhe për mësimdhënësit që kanë sëmundje të rënda. Ne kemi ndarë mjete edhe për mësimdhënësit që të mos e humbin vendin e punës  e gjithashtu së fundi e kemi pakon për përballje me inflacion dhe ndihmojmë në çdo familje ku ka mësimdhënës sepse ndihmojmë student aty”.

Kujtojmë se sindikatat në Kosovë duke përfshirë edhe atë të arsimit, janë në grevë të përgjithshme që nga data 25 gusht e cila nuk është përcaktuar se kur do të mbaroj.

Sipas kryesindikalistëve, greva do të përfundojë atëherë kur Qeveria e Kosovës do të ulët të dialogoj me ata ose kur kërkesat e tyre plotësohen./Shqip.com