Lajme

Këshilli i Prindërve nesër trajton kërkesën e prindërve për ta mbajtur vet procesin mësimor

Këshilli i Prindërve nesër në mbledhjen që do të mbajnë do të trajtojnë mundësinë që vet prindërit ta mbajnë procesin mësimor.

Kështu ka deklaruar, kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi, i cili ka thënë se kjo po bëhet më kërkesë të prindërve.

“Nesër do të mbahet mbledhja dhe do të shqyrtojmë si mundësi që procesin mësimor ta mbajnë vet prindërit. Kërkesa ka qenë e tyre dhe ne do të shqyrtojmë”.

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi

Sipas tij kjo është një nga idetë kryesore që pritet me u konkretizua nëse veç greva nuk ndalet.

Në anën tjetër, Këshilli Qendror i Grevistëve të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka apeluar tek prindërit që patën presion ndaj grevistëve që ta thyejnë grevën, presionin ta orientojnë nga Qeveria.

Nga SBASHK-u ka njoftuar se përkundër presioneve greva nuk do të ndërpritet.

Lexo edhe:
SBASHK-u: Përkundër presioneve greva nuk do të ndërpritet

“Ju bëjmë apel prindërve që edhe përkundër që numri është i vogël që tentuan me nxënës ta thyejnë grevën me presion ndaj grevistëve, që të heqin dorë nga kjo metodë, sepse në këtë formë në asnjë mënyrë greva nuk mund të ndërpritet. Presionin ta orientojnë drejt Qeverisë duke kërkuar zgjidhje për të filluar punën institucionet arsimore”.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se nga situate me grevën mund të dilet duke nisur mësimi për nxënësit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Nga kjo situatë mund të dilet duke nisur mësimi për nxënësit, pra duke shkuar mësimdhënësit nëpër shkolla dhe po ashtu edhe nxënësit meqenëse nuk zhvillohet vendi pa arsimim, nuk zhvillohet ekonomia pa mësim dhe edukim”, tha Kurti.

Kurti tha se kanë marrë masa të shumta për përmirësimin e pozitës së qytetarëve nga të cilat kanë përfituar edhe mësimdhënësit.

“Ne kemi ndërmarrë si asnjë Qeveri më herët masa të ndryshme për përmisimin e pozitës së të gjithë qytetarëve përfshirë këtu edhe mësimdhënësit”.

Lexo edhe:
Kurti: Nga greva dilet duke nisur mësimin për nxënësit

Kujtojmë se sindikatat në Kosovë duke përfshirë edhe atë të arsimit, janë në grevë të përgjithshme që nga data 25 gusht e cila nuk është përcaktuar se kur do të mbaroj.

Sipas kryesindikalistëve, greva do të përfundojë atëherë kur Qeveria e Kosovës do të ulët të dialogoj me ata ose kur kërkesat e tyre plotësohen./Shqip.com