Lajme

Mot kryesisht me diell

Parashikimi i motit
Parashikimi i motit

Për ditën e premte parashihet të mbajë mot më i ngrohtë, me intervale me diell.

Gjatë orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.  Temperaturat minimale 9C e 10C, ndërsa ato maksimale në rritje dhe luhaten ndërmjet 17C e 19C.

Mot edhe më të ngrohtë pritet të kemi ditën e shtunë, me temperatura deri në 20C e 22C, ndërkohë që pasdite priten mundësi për rrebeshe e bubullima.

Të dielën rënie temperaturash dhe reshje shiu kohëpaskohe.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugu e juglindja e lehtë dhe mesatare 3-7m/s, herë-herë edhe mesatarisht e fuqishme me hove deri në 15m/s.

/Shqip.com