Lajme

Molliqaj: Lajmi është Asociacioni i Komunave Serbe, marrëveshjet e vogla janë shkallë për të arritur tek Asociacioni

Kreu i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj ka komentuar arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë.

Ai përmes një reagimi në Facebook ka thënë se lajmi është Asocioacioni i Komunave me shumicë serbe.

“Lajmi është AKS.Siç duke AKS ka gjetur formulën depërtuese. Marrëveshjet e vogla janë shkallë për të arritur tek Asociacioni. Nga qëndrimet e forta kundër, me vrull e shpejtësi drejt tij. Në theqafje”, ka shkruar fillimisht Molliqaj.

Ai ka kërkuar që të shpaloset marrveshja e jo vetëm të cicërohet në Twitter.

“Sonte, lajmi për një informacion me Serbinë lidhur me respektimin e dokumenteve (ID) në kumtimin përmes cicërimave në Tëitter, por pa tekst shoqërues. Na duhet ta dimë se cili është teksti? Cila është marrëveshja?”, ka pyetur Molliqaj.

Është lajm i mirë vetëm nëse nuk ka kompromis të stilit të deklaratave e fusnotave për shtetin e Kosovës. Por së pari na duhet të shohim tekstin e miratuar, ka shtuar më tutje Molliqaj.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josef Borrell ka bërë të ditur se tashmë është arritur marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë sa i përket përdorimit të letërnjoftimeve nga ana e qytetarëve të këtyre dy shteteve.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka falënderuar edhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar për diplomacinë dhe angazhimin e tij në procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Borrell: Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës

“Falënderoj DAS Escobar dhe diplomacinë për angazhimin e tyre të fortë në mbështetje të Dialogut të lehtësuar”, shkroi Lajçak duke e ripostuar edhe postimin e Josep Borrellit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet personale.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë reciprocitet dhe barazi si dhe do të vazhdojnë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke.

Kurti: Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti

Ndërsa Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se fryma e bisedimeve parimore e të barabarta është reciprociteti./Shqip.com