Lajme

Ministria publikon komunikimin me sindikatën, këmbëngul në pezullim të pagave

Ilustrim

Është bërë publike komunikimi midis Ministrisë së Financave dhe Sindikatës lidhur me pezullimin e pagave.

Në bazë të emali-it, Ali Sefaj-Anëtar i këshillit Grevist dhe Përfaqësues i Shoqatave Sindikale të nivelit qendror ka kërkuar që të krijon kushte dhe të mos pengohet greva.

Lexo edhe:
“Qeveria po bllokohet nga grevat” – por jo të gjitha janë pro

“Siç jeni të njoftuar, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka shpallur Grevë të Përgjithshme në Sektorin Publik, e të cilës i është bashkuar edhe administrata shtetërore – shërbyesit civil në nivelin qendror dhe lokal. Greva mbahet në institucione në vendin e punës në pajtim me paragrafin 1 të nenit  10 të  Ligjit për Grevat nga ora 8 deri në 16 dhe gjatë grevës nuk punohet. Kërkojmë nga ju të krijoni kushte dhe të mos pengoni mbajtjen e grevës e cila ka për qellim mbrojtën dhe avancimin e statusit dhe të drejtave të shërbyesve civil”, thuhet fillimisht në letrën e Sefaj drejtuar sekretarit të MF.

Lexo edhe:
KMDLNJ: Kërcënimi i Qeverisë për ndaljen e pagave të grevistëve është shkelje e të drejtave të njeriut

Po ashtu në letrën e Sefaj është bërë e ditur se greva do vazhdoj deri në realizimin e kërkesave të shërbimit civil.

Është neni 18 i Ligjit për Grevën që po i përplas grevistët dhe ministrinë.

Lidhur më këtë ka reaguar sektretari i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Enis Spahiu.

“Neve nuk kemi ndërmarrë asnjë veprim disiplinor dhe jemi të vetëdijshëm për nenin 13, paragrafi 1, ku shumë saktë keni cituar edhe ju. Por, neve e kemi obligim ligjor që të identifikojmë cilët zyrtarëve duhet t’i pezullojmë kontratat, për të mos kërkuar punë prej tyre dhe për t’i mos i paguar gjersa janë në grevë. Kërkesa ime ka qenë në këtë drejtim, dhe ju kam lutur që të mos kemi keqkuptim për këtë. Por po shihet se çështja ka marrë kahje tjetër. Ne fund, ju rikujtoj që unë jam shërbyes civil dhe nuk jam pjesë e politikave ditore. Këtë veprim e kam ndërmarrë duke qenë plotësisht i bindur që kam përgjegjësi ligjore për këtë, e me asnjë motiv tjetër. Ky nuk është pengim i grevës, por vetëm zbatim i ligjit. Nëse mendoni që një takim në mes nesh do të ndihmonte procesin, unë jam i hapur për diskutime më tutjeshme. Jam i hapur për takim që nga ky moment, kurdo dhe kudo që dëshironi. Edhe një herë po e them, nuk e cenojmë të drejtën e grevës, assesi. Por kujdesemi që të zbatohet Ligji për Greva, ashtu siç e kemi edhe me mandat ligjor, pasi që si ZKA kemi përgjegjësi për ligjshmërinë e shpenzimit të parasë publike dhe nuk mund të bëjmë pagesa të ndaluara me ligj”, thuhet në përgjigjen e Spahiut drejtuar Sefaj.

Lexo edhe:
Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

Ndërsa në një përgjigje për Shqip.com, Spahiu ka treguar edhe specifikat e nenit 18.

“Disa kolegë në rrjete sociale (mbase jo me qëllim të keq) nuk e kanë pasqyruar mirë dispozitën ligjore, meqë  LIGJI Nr. 03/L-200 PËR GREVA, është plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 04/L-119 dhe kjo ndalesë e pagës është paraparë me këtë plotësim ndryshimin e Ligjit. Andaj, pezullimi i obligimit për me punuar dhe i pagës është obligim ligjor. Pra, kjo i bie që edhe nëse për një orë një zyrtar është në grevë, për një orë nuk ka përgjegjësi për të punuar dhe nuk paguhet”, thuhet në përgjigjen e Spahiut për Shqip.com

Ndryshe, grevë kanë paralajmëruar nga 1 shtatori edhe disa sindikata tjera në kundër të SBASHK-ut./SHQIP.com