Lajme

Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se në rast se do të ketë greva në sektorin publik, atëherë çdo grevisti do t’i ndalet paga çoftë edhe për një orë grevë.

Lajmi për SHQIP.com është konfirmuar nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu, i cili tha se kjo po bëhet duke respektuar ligji.

“Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet, që rrjedhin nga Kontrata e Punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar. LIGJI Nr. 03/L-200 PËR GREVA, është plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 04/L-119 dhe kjo ndalesë e pagës është paraparë me këtë plotësim ndryshimin e Ligjit. Andaj, pezullimi i obligimit për me punu dhe i pagës është obligim ligjor.

Pra, kjo i bie që edhe nëse për një orë një zyrtar është në grevë, për një orë nuk ka përgjegjësi për të punuar dhe nuk paguhet”.

E në lidhje më këtë ka reaguar, juristi, Ehat Miftaraj, i cili i ka dhënë një interpretim krejt tjetër kësaj pikë të nenit për “Efektet e grevës së ligjshme” i jep juristi Ehat Miftaraj.

“Neni 18 pika 1 e Ligjit për Grevat, nënkupton se pezullohen detyrimet e punëtorit për të përmbushur obligimet që dalin nga kontrata e punës”, ka shkruar sot Miftaraj në Facebook.

“Neni 18 pika 1 e Ligjit për Grevat, në asnjë rrethane nuk nënkupton se pezullohen obligimet e shtetit, apo punëdhënësit në sektorin privat të pezullojë të drejtat e punëtorit në pagë dhe beneficione tjera që rrjedhin nga kontrata e punës, gjatë kohës se grevës se ligjshme”, thotë ai.

Sipas juristit, pezullimi i pagave nga ana e shtetit ndaj punëtorëve që hyjnë në grevë të ligjshme, “është cenim i rendë i të drejtave të punëtorëve, e papare ne një shtet demokratik, ose nga një parti politike që ka promovuar shtet social”.

Ndryshe, grevë kanë paralajmëruar nga 1 shtatori edhe disa sindikata tjera në kundër të SBASHK-ut./SHQIP.com