Lajme

KMDLNJ: Kërcënimi i Qeverisë për ndaljen e pagave të grevistëve është shkelje e të drejtave të njeriut

KMDLNj

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka reaguar lidhur me kërcënimin e Qeverisë që grevistëve të u ndalen pagat duke thënë se kjo bën shkelje të Ligjit të Punës dhe të drejtave të njeriut.

“Këto sindikata janë shpërfillur nga qeveria, janë kërcënuar verbalisht dhe tani po kërcënohen se do të mbesin pa paga nëse bëjnë grevë.  Natyrisht se, nëse ky kërcënim nga qeveria jetësohet do të ishte shkelje e rëndë e Ligjit të Punës dhe shkelje flagrante e të drejtave të njeriut për faktin se organizimi dhe veprimi sindikalist është i rregulluar dhe lejohen me ligj.”, thuhet në njoftimin e KMDLNJ-së.

Tutje, KMDLNJ-ja i ka bërë thirrje Qeverisë që t’i ndal kërcënimet e tilla dhe të mundohet të gjejë zgjidhje bashkë me grevistët. Një ashtu edhe sindikatave u ka bërë thirrje t’i shmangen grevës së përgjithshme deri në shtjerrën e  të gjitha mundësive.

Reagimi i KMDLNJ-së

Sipas KMDLNJ-së në të tilla mënyra ndaj grevistëve kanë reaguar vetëm  shtetet diktatoriale dhe fashiste.

Sot, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka shpallur grevë të përgjithshme për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, ka thënë se greva që do të nis nga 25 gushti do të zgjasë derisa të përmbushen kërkesat e tyre./Shqip.com