Lajme Shqip.com ka raportuar javën e kaluar se si barnatoret po shesin medikamente qetësuese si morfinë, bensedin, diazepan pa përshkrim të mjekut. Si rezultat, numri i pacientëve që po kërkojnë trajtim nga varësia ndaj tyre është rritur në Klinikën e Psikiatrisë

Ministria e Shëndetësisë hesht përball shitjes së jashtëligjshme të barnave

Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë po vazhdon të heshtë përball shitjes së jashtëligjshme të medikamenteve qetësuese nga barnatoret në vend.

Shqip.com ka kërkuar përgjigje nga kjo ministri lidhur me vlerësimin e situatës së shitjes së medikamenteve si morfina, lexeliumi, bensedini e diazepani nga barnatoret pa recetë të mjekut.

Lexo edhe:
Thaqi: Që nga janari mbi 100 gjoba për barnatoret të cilat kanë shkelur rregullat, do të vazhdojmë me inspektime

Por, pas afër një javë pritje, të njëjtit nuk kanë dhënë përgjigje se çfarë hapa do të ndërmarrin.

Lexo edhe:
Inspektorati Farmaceutik: Shitja e morfinës pa recetë të mjekut është jo legale

Shqip.com përmes emisionit “n ‘Shënjestër”, ka shpërfaqur “tregun e sëmurë” farmaceutik, kur barnatoret pranonin të shisnin medikamente qetësuese pa ofruar asnjë dëshmi se ilaçet në fjalë janë përshkruar nga mjek.

Lexo edhe:
Zemërgjerësia e barnatoreve që shesin morfinë pa recetë: Jepja pesë, është festë i duhen

Si rezultat i këtyre veprimeve, Klinika e Psikiatrisë tregon se është rritur numri i pacientëve që kërkojnë trajtim nga varësia ndaj këtyre medikamenteve.

Përkundër se situata ka arritur në këtë nivel, Inspektorati Farmaceutik nuk kishte shqiptuar asnjë gjobë të vetme ndaj barnatoreve.

Lexo edhe:
Bensedini, lexeliumi e diazepani shiten nga barnatoret pa asnjë dëshmi e recetë

Sipas ligjit, përveç gjobës barnatoreve mund t’u hiqet edhe licenca./Shqip.com