Lajme

Ministria e Ekonomisë: Nuk do të ketë reduktime për bizneset

Mungesa e energjisë elektrike.

Ministria e Ekonomisë së Kosovës, ka njoftuar se që nga sot të gjitha bizneset e regjistruara nuk do të kenë reduktime të energjisë elektrike.

Megjithatë, u ka bërë thirrje që ta kursejnë rrymën.

“Ministria e Ekonomisë ka marrë vendim që konsumatorët me dalje të dedikuara për biznese të hyjnë në listën e konsumatorëve të mbrojtur. Rrjedhimisht, këta konsumatorë që nga fillimi i kësaj jave do të përjashtohen nga reduktimet e energjisë elektrike për aq sa është e mundur nga ana e Furnizuesit të Shërbimit Univerzal (FShU).”, shkruhet në njoftimin e ME-së.

Komunikata e Ministrisë së Ekonomisë

Theksojmë që nga data 15 gusht Kosova ka hyrë në reduktime të energjisë elektrike si shkak i krizës energjetike.

Plani i reduktimeve është 6 orë me dhe 2 orë pa rrymë./Shqip.com

Lexo edhe:
Sot nisin reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë
Lexo edhe:
Buzhala: Nuk ka afat se sa do të zgjasin reduktimet e rrymës në vend
Lexo edhe:
Bizneset në frikë nga reduktimet
Lexo edhe:
KEK nuk arrin ta rikthejë në funksion B2, vazhdojnë reduktimet