Lajme

Bizneset në frikë nga reduktimet

Ilustrim

Vendimin për reduktime të rrymës nuk e kanë mirëpritur pronarët e bizneseve.

Kjo sepse kanë thënë se do t’ju shkaktojë kosto financiare shtesë.

Pronari i një biznesi “fast foodi” në Prishtinë ka thënë se dëmet që reduktimet e rrymës mund t’i shkaktoj janë rreth 1200 euro.

“Reduktime kemi pas prej orës 12:00 deri ne ora 14:00. Nuk kemi bërë asnjë zgjidhje his se nuk kemi mundësi për zgjidhje. Dëme kemi shumë se dy orë janë shumë, 1200 euro mundet me bo dem sepse prishet mishi, ftohen gjellërat, çajrat etj”.

Ndërsa, një pronare e një mishtoreje në Prishtinë prapa kamerave ka treguar se ky vendim i KEDS-it i dëmton tej mase, për shkak se kanë produkte të cilat patjetër duhet të kenë ftohës.

Ajo më tej u ankua se tashmë me rritjen e çmimit të naftës po e kanë vështirë të gjejnë zgjidhje alternative.

“Na ndikojnë shumë reduktimet sepse ne kemi mishtore dhe mishi është i djeshëm, menjëherë prishet sidomos i bluari”.

Reduktimet e energjisë elektrike do të zgjasin edhe në vazhdim derisa Qeveria ta subvencionoj atë.

Lexo edhe:
Buzhala: Nuk ka afat se sa do të zgjasin reduktimet e rrymës në vend

Kështu është shprehur zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, i cili gjatë një konference për media tha se nuk kanë para për të importuar rrymë.

Por, ende pa u bërë 24 orë që nga vendimi për reduktim të energjisë elektrike, Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se është kthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike.

Lexo edhe:
Nuk do të ketë më reduktime, Shqipëria i del në ndihmë Kosovës

Përmes një komunikate, ME ka njoftuar se kjo është mundësuar nga bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë ,përkatësisht mes korporatave energjetike të dy vendeve./Shqip.com