Milano do të takohet me Inter në gjysmëfinalen e “Coppa Italia”

Dy ekipet nga qyteti italian Milano do të takohen në gjysmëfinalen e “Coppa Italia”.
Kjo pasi Milano shënoi fitore të thellë ndaj Lazio sot me rezultat 4 me 0, e Inter pasi mposhti Romën e Mourinho-s në San Siro me rezultat 2 me 0.
Milanos fitoren ia siguruan Rafael Leao, Oliver Giroud me dy gola e Franc Kessie me golin në fund të ndeshjes.

Kjo vjen pas ballafaqimit që këto dy skuadra patën të shtunën në Seria A, në të cilën triumfoi Milano me rezultat të ngushtë 2 me 1.
Ndeshja e parë gjysmëfinale mes tyre do të zhvillohet më 2 mars, ndërsa e dyta më 2 prill, sikur që do mbahen edhe ndërsa ndeshja e parë dhe e dytë gjysmëfinale tjetër mes fituesve të çifteve Juventusi/Sassuolo dhe Florentina/Atalanta, para finales së Coppa Italia më 11 maj./Shqip.com