Sport Ndërkombëtar

Sot zhvillohet derbi i qytetit të Milanit

MILAN, ITALY - NOVEMBER 07: Lautaro Martinez of FC Internazionale in action during the Serie A match between AC Milan and FC Internazionale at Stadio Giuseppe Meazza on November 07, 2021 in Milan, Italy. (Photo by Mattia Ozbot - Inter/Inter via Getty Images )

Sonte zhvillohet derbi mes dy ekipeve nga qyteti italian Milano, Inter dhe Milan, në Serie A, të cilat së bashku me Napolin i prijnë tabelës në këtë ligë.

Interi e ka rivalin më të madh ekipin nga qyteti i tij, me vetëm katër pikë larg, ndonëse Milano e ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Prijësi i tabelës ka katër pikë më shumë edhe se Napoli, i cili ka po aq ndeshje sa Milano dhe së bashku e ndajnë vendin e dytë në tabelë.

Interi ka pasur një ecuri shumë të mirë në Ligë me 16 fitore dhe vetëm një humbje në 22 ndeshje.

Te Milano Ibrahimoviq ndeshjen e kaluar çalonte shkaku i një lëndimi të thembrës dhe ka qenë duke u trajnuar ndaras nga grupi, pra Oliver Zhiru mund të udhëheq vijën e sulmit./SHQIP.com