Rozë

Meritoni, finalisti i parë që lë garën për çmimin e madh

Meriton Mjekiqi është finalisti i parë që u eliminua nga gara për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Moderatori falenderoi publikun që e ka mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe, ndërsa u shpreh se përvoja në reality show e ka ndryshuar dhe e ka bërë më të pjekur.

“Nuk e kam një analizë konkrete pse jam më pak i votuar, por falënderoj publikun që më ka votuar. Jam shumë i lumtur që kam ardhur deri në këtë pikë. Jam përmirësuar me veten. U rrita shumë, jam një Meriton me shumë durim, i matur, i pjekur”, u shpreh ai pas eliminimit, ndërkohë që me të mbërritur në studio nxitoi të puthte Ilnisën, me të cilën nisi një romancë në shtëpi.

Opinionistët Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj treguan se çfarë mund ta ketë penalizuar Meritonin që ishte më pak i votuari nga finalistët.

Arbër Hajdari: Gara ka qenë e fortë, për hir të vërtetës gara do të ketë qenë e fortë. Ndoshta një gjë që mund ta ketë penalizuar, kanë qenë debatet e vazhdueshme me Eglën apo Heidin. Pati progres, pati rritje, si lojtar i fortë. Publiku është i ndarë në 5 pjesë dhe mesa duket këto 4.

Ori Nebijaj: Besoj që kjo finale i ka 5 fitues, ai që do marrë trofeun nuk do ketë diferencë të madhe. Meritoni ka qenë një nga lojtarët që ka pasur ndryshimet më të mëdha, jam shumë e kënaqur për të. E ka thënë që ky BB më vlen që do dal një Meriton më i mirë.

/Shqip.com