Sport Ndërkombëtar

Meksika – Polonia, mbyllet pa fitues

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Meksikës dhe Polonisë, e vlefshme për rrethin e parë të Grupit C në Kupën e Botës, që po zhvillohet në Katar.

Ndeshja ka përfunduar me rezultatin më të papopullarizuar, barazimin 0:0.

Meksikanët patën pak më tepër nga loja, por nuk krijuan ndonjë rast të mirë shënimi, derisa polakët ishin edhe më të zbehtë në paraqitjen e tyre.

Në pjesën e dytë ritmi i lojës ishte pak më i shpejtë, por gola nuk pati.

Rastin më të mirë polakët e patën në minutën e 58-të, kur sulmuesi i tyre më i mirë Robert Lewandowski dështoi nga penalltia.

Në ndeshjen tjetër të Grupit C, Arabia Saudite e mposhti Argjentinën me rezultat 2:1, duke shkaktuar befasinë më të madhe.

/Shqip.com