Lajme

Mbi 4 milionë euro vlera e tenderit të “Security Code” me SHSKUK-në

Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti vizitoi Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Mirëpo në këtë vizitë ai akuzoi dy kompanitë, “Security Code” dhe “Quantic” për mos kryerjen e detyrës.

Lexo edhe:
Kurti: Të korruptuarit dhe kriminelët zjarrvënës e kanë vendin në burg, e jo jashtë tij

“E para, sepse për herë të dytë nuk ka arritur të ofroj sigurinë e veturës së z. Vitija, kurse tjetra edhe pas dy jave nuk ka arritur t’i rikthej në funksion kamerat e sigurisë të cilat janë të dëmtuara nga “vetëtima”, u shpreh Kurti.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe reagimi nga kompanisë “Quantic”. Nga kjo kompani thanë se ata nuk janë përgjegjës për kamerat.

Lexo edhe:
Quantic: Do ta padisim Kurtin rreth deklaratave të tij gjatë vizitës në SHSKUK

“Ne si kompani “Quantic” jemi fitues të kontratës për mirëmbajtjen e laurave dhe vijueshmërisë në punë , dhe nuk kemi kontratë për mirëmbajtje të kamerave apo vendosje të tyre” thanë nga kompania.

Po ashtu nga kjo kompani paralajmëruan padi ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“Ne do të bëjmë padi ndaj Kryeministrit për prishje te imazhit të kompanisë dhe dezinformat rreth mirëmbajtjes se tyre”.

Por sa është vlera e tenderit të kompanisë “Security Code” me SHSKUK-në.

Në bazë të kontratës midis ‘Security Code” dhe SHSKUK-së del se vlera e tenderit është mbi 4 milionë euro.

Po ashtu në bazë të kontratës del se kjo kompani ka për detyrë të bëjë sigurimin fizik të hapësirave të QKUK-së.

Kurti, ka thënë se përkundër që vetura e Musa Vitija është djegur dy herë, ai sot përsëri ka dal në punë.

Lexo edhe:
Zyrtarit të SHSKUK-së i digjet vetura, lëndohet një person

“Të korruptuarit dhe kriminelët zjarrvënës e kanë vendin në burg, e jo jashtë tij ku lirinë e përdorin si mundësi për të përsëritur krimin” ka thënë më tutje Kurti.

Aktualisht Ministria e Shëndetësisë. por edhe QKUK-ja, janë pa drejtues dhe të dyja institucionet funksionojnë me zëvendës dhe ushtrues detyre.

Kjo është kontrata e plotë midis Security Code dhe SHSKUK-së.

/Shqip.com