Lajme

Quantic: Do ta padisim Kurtin rreth deklaratave të tij gjatë vizitës në SHSKUK

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndroi për vizitë gjatë ditës së sotme në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Pas takimit me ushtruesen e detyrës së drejtores së ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi, Kurti foli edhe për djegjen e veturës së drejtorit të auditimit Musa Vitija.

Ai akuzoi kompanitë “Security Code” dhe “Quantic” për këtë sulm duke u shprehur se këto dy kompani nuk e kanë kryer punën si duhet.

“Dy kompanitë, “Security Code”, përgjegjëse për sigurimin fizik dhe “Quantic”, përgjegjëse për mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre. E para, sepse për herë të dytë nuk ka arritur të ofroj sigurinë e veturës së z. Vitija, kurse tjetra edhe pas dy jave nuk ka arritur t’i rikthej në funksion kamerat e sigurisë të cilat janë të dëmtuara nga “vetëtima” është shprehur Kurti.

Lexo edhe:
Kurti : Të korruptuarit dhe kriminelët zjarrvënës e kanë vendin në burg, e jo jashtë tij

Mirëpo kundër deklaratave të Kurtit ka ardhur edhe reagimi nga kompania Quantic.

Nga kjo kompani thonë se si kompani nuk kanë kontratë për mirëmbajtën e kamerave dhe vendosjen e tyre.

“Ne si kompani “Quantic” jemi fitues të kontratës për mirëmbajtjen e laurave dhe vijueshmërisë në punë , dhe nuk kemi kontratë për mirëmbajtje të kamerave apo vendosje të tyre. Në pikat dalëse të laurave janë 6 kamera që janë vendosur nga kompania e kaluar që janë përdorur për nevoja të kompanisë për ti kontrolluar terminalet se a janë në funksion dhe assesi për vëzhgim , pozicioni tyre është në drejtim të terminaleve”, thuhet fillimisht në reagimin e kompanisë Quantic.

Lexo edhe:
Zyrtarit të SHSKUK-së i digjet vetura, lëndohet një person

Po ashtu nga kjo kompani thonë se kamerat janë dëmtuar nga vetëtima por që të njëjtat janë rregulluar për 24 orë.

 “Para disa jave ka pasur vetëtima ku janë djegur të gjitha pajisjet elektronike të laurave dhe pajisjet e vijueshmërisë , gjithashtu edhe kamerat ku vetëtima ka dëmtuar në pajisjet tona . Ne si kompani kemi ndërmarr të gjitha hapat e nevojshme i kemi rregulluar brenda 24h pajisjet që janë në kontratë . Ne kemi kryer pune edhe jashtë kontratës vetëm që sistemi të jetë perfekt si ndërrim të terminaleve , lyerjen e rrugëve , shtrim të pllakave në terminale , vendosje të laurave të brendshëm , betonim”, thuhet në reagim.

Sipas disa informatave QKUK posedon mbi 200 kamera qe menaxhohen nga vete ata dhe qe nuk kane mirëmbajtje te tyre .Ne do të bëjmë padi ndaj Kryeministrit për prishje te imazhit te kompanisë dhe dezinformat rreth mirëmbajtjes se tyre, thuhet më tutje në reagimin e Quatic.

/Shqip.com