Lajme

Mashtrimi me çmime, Inspektorati i Tregut dhe Policia e Kosovës mbyllin dy depo

Vaji

Gjatë aksionit të sotëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka njoftuar se Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, kanë mbyllur përkohësisht dy depo të operatorëve ekonomikë (në Fushë Kosovë dhe Graçanicë).

Shqip.com ka raportuar se Inspektorati i MINT bashkë me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kishin nisur një aksion nëpër disa operator ekonomik që dyshohet se kishin manipuluar me çmime dhe kishin fshehur produkte në depot e tyre.

Java e dytë e marsit ka nisur me ngritje të çmimeve të produkteve ushqimore, ku veçanërisht vaji kishte pësuar ngritje të çmimit nga 2 euro në 3 euro e 45 cent.

Kjo ka bërë që institucionet të marrin masa, duke inspektuar operatorët ekonomik për t’i parandaluar mashtrimet e konsumatorëve.

Lexo edhe: