Lajme

Inspektorati i Tregut dhe Policia e Kosovës zbarkojnë në terren për t’i hetuar çmimet

Ilustrim

Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë dalë në teren për t’i inspektuar operatorët ekonomikë që dyshohet se kanë ngritur çmimet e produkteve ushqimore esenciale .

Burime të SHQIP.com brenda Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kanë konfirmuar se Inspektorët dhe Policia janë në tri lokacione duke hetuar operatorët ekonomik që dyshohet se kanë manipuluar me çmime.

Po ashtu, SHQIP.com merr vesh se deri tani “veç janë marrë disa masa”.

Lexo edhe:

Ndërsa, përmes një komunikate për media, nga kjo ministri kanë konfirmuar se dyqanet i kanë fshehur produktet në depo.

“Sipas të dhënave nga terreni, disa operatorë kanë zbrazur dje raftet e vajit ushqimor në pikat e shitjes me pakicë, duke krijuar përshtypjen se ka mungesë të produktit. Kurse sot kanë rikthyer këtë produkt me çmimin 3,49 euro për litër. Vaji ushqimor është importuar ditë më parë dhe fillimisht është shitur me çmim 1,50 euro për litër. Këto veprime të tregtarëve përbëjnë mashtrim të konsumatorit, praktikë të padrejtë tregtare dhe konkurrencë të padrejtë’’, thuhet në njoftim e Ministrisë.

Aktualisht një litër vaj kushton 3.49 centë në rrjetet e marketeve të cilat edhe kanë minimizuar sasinë e shitjes me pakicë me arsyetimin se nuk kanë furnizim të mjaftueshëm./Shqip.com